Një variant i ri I COVID-19, kombinim i variantit indian dhe britanik dhe që përhapet në ajër është zbuluar në Vietnam, ka deklaruar ministri I shëndetësisë. Vietnami ka arritur të mbajë në kontroll koronavirusin për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, tani po përballet me një epidemi që po përhapet me një ritëm më të shpejtë.

Gati 3,600 njerëz janë infektuar në 31 nga 63 qytete dhe provinca që nga fundi i Prillit, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të rasteve në vend. “Bazuar në sekuencën gjenetike te pacientët e diag nostikuar me Covide kohët e fundit, ne kemi identifikuar një variant të ri, i cili është një kombinim i variantit Indian dhe britanik,” tha Nguyen Thanh Long.

Studimet laboratorikë të virusit të ri zbuluan se ai është shumë më i transmetueshëm sesa llojet e njohura më parë, duke shpjeguar edhe arsyen se përse virusi u përhap shumë shpejt në vend. Deri më tani Vietnami ka regjistruar shtatë variante të virusit: B.1.222, B.1.619, D614G, B.1.1.7 (Britanik), B.1.351, A.23.1 dhe B.1.617.2 (Indian). Vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar 6,396 raste dhe 47 vi k tima.