Detaje të reja janë zbuluar nga krimi që tronditi Greqinë, në Glyka Nera ku gjatë një grabitje mbeti e vrarë 20-vjeçarja Caroline.

Mediat greke kanë raportuar se janë zbuluar disa pamjet ku tregohet rruga që ndoqën autorët e grabitjes për tu larguar. Në këtë pamje thuhet se makina e autorëve u pa fillimisht që hyn në rrugicën e banesës ku ndodhi ngjarja, ndërsa pas rreth dy orësh kthehet dhe zhduket me shpejtësi.

Ndërkohë nga ana tjerë bashkëshorti i Carolinës ka kërkuar që tu jepet fund aludimeve dhe ngjarja të zbardhet. Sjellim ndërmend se ditët e fundit kanë lindur thashetheme lidhur me skenarin e vrasjes në banesën e tyre në Panagouli Street.

Ai është shprehur se është i shokuar nga raporti për psikologun që gruaja e tij ishte për vizitë.

“Unë me të vërtetë nuk e di kush mendoi se psikologu tek i cili shkuam pasi gruaja ime lindi kishte ndonjë lidhje me grabitjen. Kam dëgjuar spekulime por që psikologu ynë do të ndihmojë për të gjetur autorët, është larg të imagjinueshmes”