Pandemia duket se ka mbetur pas. Gjithçka është në normalitet. Kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut për të kaluar fundjavën në Pogradec.

Pjesa më e madhe e tyre janë organizuar në grupe dhe kanë zgjedhur të pushojnë mes bukurive të Drilonit. Plazhi ende nuk ka nisur për shkak të temperaturave të cilat nuk janë të përshtatshme.

Ky sezon pritet të jetë i mbarë pasi sipas operatorëve turistikë këtë verë është rritur numri i prenotimeve nga turistë të huaj. Turizmin e kanë ndihmuar edhe investimet në qytetin liqenor pasi ka përfunduar rruga e Tushemishtit, janë asfaltuar rrugë të brendshme si dhe janë shtuar hapësirat e gjelbra.