Chelsea është mbreti i ri i Europës. Blutë e Londrës arritën që të triumfojnë në finalen e Champions League përballë Man Cityt në finalen e madhe të zhvilluar në Portugali.

Një gol i shënuar në minutën e 42-të të pjesës së parë nga Havertz i dha Chelseas fitoren e madhe në finalen e Ligës së Kampioneve. Një triumf mëse i merituar për djemtë e drejtuar nga Tomas Tuchel, të cilët zhvilluan një 90 minutësh mjaft të bukur duke mos i dhënë asnjë mundësi Cityt të Pep Guardiolës për të gjetur hapsirat për ti ndëshkuar.

Ky është trofeu i dytë në historinë e Chelseas pas atij të marrë në vitin 2012. Ndërkohë për Man City kjo ishte finalja e parë ku nuk arritën dot që të triumfonin. Më poshtë goli i fitores që i dha trofeun e Champions League, Chelseas.