Ndonëse hipizmi nuk është një sport i përhapur në vendin tonë, populli shqiptar mund të krenohet me arritjen e jashtëzakonshme të dy vëllezërve arbëreshë, Piero D’Inzeo dhe vëllai i tij i vogël Raimondo D’Inzeo. Ata vinin nga një prejardhje familjare shumë e mirë, pasi gjyshi i tyre ka qenë kryetar bashkie, ndërsa babai i tyre, Costante, ka qenë marshall i kavalerisë italiane dhe themelues në 1934 i Società ippica Romana, transmeton lexo.com.al.

Bëhet fjalë për Montecilfone (Munxhufuni në shqipen e arbëreshëve), në provincën e Campobasso-s, ku shtëpa e familjes D’Inzeo ndodhet në sheshin Skënderbej. Ata do të fitonin një serë titujsh nga gara prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë medalje nga Lojërat Olimpike të Londrës në 1948 e deri në ato Montreal në 1976, ku secili fitoi nga 6 medalje./Lexo.com.al/e.c.