Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

“Është një pyetje e vështirë. Ne ende duhet të punojmë shumë, ne nuk jemi atje ku duhet të jemi tani. Të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord. Kjo do të thotë se do të duhet të gjejmë një zgjidhje në lidhje me Maqedoninë e Veriut. A është e mundur të ndahen dy vendet? Ky proces bazohet në merita dhe nëse shikoj arritjet e Shqipërisë, shoh se ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet… Nëse nuk ka marrëveshje në lidhje me Maqedoninë e Veriut, mund të vijë ai moment, kur do të duhet ta shqyrtojmë këtë opsion. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Sot kemi pasur bisedime shumë të rëndësishme me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që duhet të bëjmë përparim”, ka thënë Varhelyi.