Vaksina e Sinovac, efektivitet të lartë. Vaksina e Sinovac Biotech Ltd, që po përdoret edhe në Shqipëri, po zhduk Covid-19 midis punonjësve shëndetësorë në Indonezi, sipas një studimi te realizuar atje dhe nje shenjë inkurajuese kjo për të gjitha vendet që kanë aprovuar përdorimin e saj. Indonezia monitoroi 128,290 punonjës shëndetësorë në kryeqytetin Xhakarta nga janari në mars dhe zbuloi se vaksina mbronte 98% të tyre nga vdekja, dhe 96% nga shtrimi në spital, që shtatë ditë pas marrjes së dozës së dytë, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë atje. Të dhënave u shtohen edhe ato nga Brazili që doza e Sinovac është më efektive sesa rezultoi në fazën e testimit. Studimi indonezian krahasoi të vaksinuarit me ata te të pavaksinuar për të nxjerrë efektivitetin e vlerësuar. Mosha mesatare e pjesëmarrësve është 31 vjeç. Në një intervistë me Bloomberg të martën, shefi ekzekutiv i Sinovac Yin Weidong tha se kishte prova në rritje që CoronaVac po performonte më mirë kur zbatohej në botën reale. Mbrojtja e vaksinës ka të ngjarë të ndryshojë nga vendi në vend për shkak të varianteve të virusit, por goditja e Sinovac duket se është efektive ndaj mutacioneve të reja shqetësuese, tha ai.