UNICEF mendon se vendet të cilat i përkasin G7 dhe Bashkmi Evropian mund të përballojë dhurimin e 150 milionë vaksinave anti-COVID, për vendet e varfëra pa cënuar qëllimet e tyre lidhur me fushatat e vaksinimit.

Në G7 ose vendet më të pasura në botë përfshihen, Kandaja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Itali, SHBA dhe Japonia.

Sipas UNICEF vendet më të pasura në botë dhe Bashkimi Evropian, mund të mbylli hendekun e vaksinave në botë duke ndarë vetëm 20% të rezervave të tyre në qershor, korrik dhe gusht përmes platformës së COVAX, e cila është krijuar posaçërisht për vendet në nevojë të cilat nuk kanë mundësi ekonomike.

“Këto vende mund të bëjnë këtë donacion dhe të vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre kundrejt popullsinë së tyre lidhur me fushatën e vaksinimit”, tha Henrietta Fore, drejtoresha e UNICEF.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, muajt e ardhshëm.

Ndërsa Franca ka premtuar së do të shpërndajë 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID, një shembull që do të ndjek edhe Zvicra.