Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, do të blejë 220 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 ruse Sputnik V, sipas Fondit rus të Investimeve Direkte (RDIF), që tregton vaksinën.

“Është nënshkruar një kontratë”, tha RDIF, duke vënë në dukje se kjo do të mundësonte vaksinimin e 110 milionë personave.

“Dorëzimet do të vazhdojnë me kusht që Sputnik V të marrë miratimin e urgjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për të cilën ka aplikuar tetorin e kaluar”, sqaroi Fondi.

Sipas RDIF, Sputnik V tani është miratuar në më shumë se 65 vende të botës.