Përfshihet nga flakët fabrika e tullave në Maminas. Ngjarja është shënuar pak caste më parë, ndërsashihet një ‘re’ e zeze tymi që ka përfshirë të gjithë zonën.

Ende nuk dihen shkaqet e flakëve në fabrikën e tullave. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për neutralizimin e flakëve.

Shijak/Informacion Paraprak

Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.