Me turistët e parë që shijojnë bukuritë bregdetare, ka nisur kështu zyrtarisht sezoni turistik në Vlorë. Të huajt kryesisht nga Ukraina dhe Bjellorusia këtë sezon janë vizitorë dhe turistë për herë të parë. Ata thonë se në Shqipëri nuk kanë frikë nga Covid pasi shumica është vaksinuar. Nuk mungojnë as pushuesit vendas që ankohen se nuk ka mjaftueshëm plazhe publike.

‘Vij nga Ukraina. Jemi për herë këtu. Çdo gjë është një mrekulli. Që nga deti, natyra por dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.’- u shpreh një turiste. ‘Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga Covid nuk kemi frikë.’- tha një tjetër.

‘Vijmë nga Bjellorusia .Jemi për herë të parë. Kemi ardhur me familjen ,edhe me fëmijët të cilët po kënaqen. Çdo gjë është super. Do të vijmë përsëri vitin tjetër .’- u shpreh një tjetër turist.

‘Këtu po kalojmë shumë mirë .Një eksperiencë e paharrueshme .Nuk kemi frikë nga Covid, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.’- tha një turist.

Vlonjat kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Ujit të Ftohtë. Ata ankohen për mungesën e plazheve publike. Vlora vijon të jetë një atraksion i këndshëm për turistët e huaj por edhe ata vendas.