Zv/kryeministri Erion Braçe thotë se mbledhja dhe tatimi i të ardhurave nga dypunësimi në shkallë progresive është i drejtë.

Ai thotë se erdhe për të ardhurat e tjera duhen mbledhur taksa në shkallë progresive. Nga ana tjetër ai shprehet se për këto kategori do të ketë lehtësim në shkallë të reja.

“Nuk është ditë për paratë por për drejtësi pse jo?! Mbledhja dhe tatimi i të ardhurave nga dypunësimi në shkallë progresive është i drejtë. E padrejtë është kjo që ndodh për të ardhura të tjera, fitimi, divident, aksionet, qiratë, depozitat, pronat etj.

Edhe për këto të ardhura duhen mbledhur e tatuar në shkallë progresive. Siç për të ardhurat nga puna dy-tre punësimi do të ketë lehtësim në shkallë të reja edhe për këto të ardhura që tatohen të ndarë e në mënyrë të sheshtë sot. Duhet të ketë shkallë progresive të reja. Gjithnjë nën një parim.

Kush fiton më shumë, paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. Nuk është komunizëm edhe një herë. Është kapitalizëm dhe kërkon drejtësi edhe në tatimin e të ardhurave dhe fitimeve”, shkruan Braçe.