Personat të cilët nuk janë shtruar në spital për shkak të Covid-19 kanë më pak gjasa të zhvillojnë probleme serioze, afatgjata, sipas hulumtimit të botuar në Lancet.

Rreziku për të zhvilluar probleme serioze pas infeksionit me SARS-CoV-2 për personat të cilët nuk janë shtruar në spital është i ulët. Sidoqoftë, rritja e vizitave te mjekët e përgjithshëm dhe klinikat ambulatore tregon se ata kanë pasoja të COVID-19.

Për të arritur në këto përfundime, janë përdorur të dhënat e recetave të pacientëve dhe kompanive të sigurimeve.