Keni menduar se si mund të digjni më shumë dhjamë gjatë ushtrimeve? Shkencëtarët thonë se konsumi i kafesë para stërvitjes do t’ju vijë në ndihmë. Disa studiues në Universitetin e Granadës në Spanjë zbuluan se konsumimi i kafeinës gjysmë ore para ushtrimeve rrit ndjeshëm shkallën e djegies së dhjamit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se konsumi i kafeinës 30 minuta para ushtrimeve aerobike maksimizon oksidimin e yndyrës gjatë stërvitjes, pavarësisht nga koha e ditës”, thotë një nga autorët e studimit. Gjetjet sugjerojnë se kombinimi i marrjes së kafeinës me ushtrime me intensitet të moderuar pasdite është më efektiv.