Që nga fillimi i pandemisë, disa të infektuar me koronavirus kanë zhvilluar simptoma më të rënda, gjë që rriti shanset e tyre për t’u shtruar në spital, dhe në një njësi të kujdesit intensiv (ICU) ose të vdisnin.

Ndërsa plakemi, sistemi imunitar i dobët dhe problemet shëndetësore kronike mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi ynë i përgjigjet virusit. Në të vërtetë, mosha është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e COVID të rëndë ose vdekjen prej tij. Mbi 70% e vdekjeve që i atribuohen COVID në Britani janë mbi 75 vjeç.

Etniteti, gjinia dhe mbipesha janë cilësuar faktorët e rrezikut për këta persona të infektuar. Por, sigurisht, ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me moshën, gjininë apo etninë tonë. Megjithatë, mund të bëjmë diçka për mbipeshën.

Indeksi i masës trupore ( BMI ) tregon peshën në varësi të gjatësisë lartësinë. Një person me BMI mbi 25 është mbipeshë.

Sipas disa studimeve, personat që ishin mbipeshë kishin më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital dhe kishin nevojë për oksigjen se sa pjesa tjetër. Edhe Kryeministri Boris Johnson zhvilloi simptoma të rënda për shkak të mbipeshës.

Një studim i botuar vitin e kaluar në Nature tregoi se mbipesha rriti ndjeshëm rrezikun e vdekjes së lidhur me COVID. Njerëzit me BMI më të lartë (mbi 40) ishin 92% më të rrezikuar për të vdekur nga COVID krahasuar me njerëzit me BMI (18.5-25).

Por shumica e njerëzve kanë një peshë normale. Shumë njerëz kanë qenë joaktivë gjatë bllokimeve dhe mund të kenë fituar pak peshë, kështu që lind pyetja nëse pesha e tepërt mund të rrisë gjithashtu rrezikun për të zhvilluar simptoma të rënda.

Pjesë e studimit ishin 7 milion njerëz të moshës 20-99 vjeç në Angli. Nga 6,910,695 njerëz që kishin peshën e tyre të regjistruar, 13,503 u shtruan në spital me COVID, 1,602 kishin nevojë për trajtim në një ICU dhe 5,479 vdiqën nga COVID gjatë valës së parë në MB (Janar-Maj 2020).

Shumica e këtyre njerëzve ishin mbi 60 vjeç. Personat që kishin BMI 23 ishin më pak të rrezikuar. Studimi mori parasysh disa faktorë që mund të ndikojnë në rrezikun e vdekjes nga Covid, të tilla si mosha, gjinia, etnia dhe problemet ekzistuese shëndetësore, duke përfshirë diabetin e tipit 2.

Njerëzit me një BMI nën 23, i cili përfshin njerëz që janë nën peshë (BMI nën 18.5) rrezikonin të shtroheshin në spital ose të vdisnin. Veçanërisht, efekti i peshës së tepërt ishte më i madh tek të rinjtë e moshës 20 deri 39 vjeç dhe u zvogëlohej pas moshës 60 vjeç. Pesha e tepërt kishte shumë pak efekt në zhvillimin e simptomave të rënda tek personat e moshës mbi 80 vjeç .

Rritja e rrezikut të shtrimit në spital për njësinë e BMI për ata të moshës 20-39 vjeç është 9%; për ata të moshës 40-59 vjeç, 8%; për personat 60-79 vjeç, 4%; dhe 1% për njerëzit e moshës 80-99 vjeç.

Të rinjtë në përgjithësi zhvillonin simptoma të lehta të Covid dhe kishin më pak të ngjarë të vdisnin krahasuar me njerëzit e moshuar. Rreziqet që lidhen me mbipeshën janë më të larta për njerëzit me ngjyrë krahasuar me njerëzit e bardhë.

Rritja e rrezikut të shtrimit në spital për njerëzit me ngjyrë ishte 7% më shumë krahasuar me 4% për njerëzit e bardhë. Dhe rritja e rrezikut të vdekjes për njerëzit me ngjyrë ishte 8% kundrejt 4% për njerëzit e bardhë. Nuk ka asnjë provë që rreziqet për grupet e tjera etnike ndryshonin nga ato të popullatave të bardha.

Megjithëse nuk dihet ende nëse humbja e peshës mund të zvogëlojë këto rreziqe që lidhen me Covid, ajo çfarë është e sigurt është fakti që mbipesha ndikon në rritjen e rrezikut të Covid.Dhe, sigurisht, humbja e peshës ka edhe përfitime të tjera shëndetësore.

Por humbja e peshës është e vështirë. Ne kemi nevojë për më shumë sisteme mbështetëse për të ndihmuar njerëzit të humbin peshë. Kjo mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së COVID në një nivel popullsie, e cila mund të ndihmojë në uljen e ngarkesës në sistemet e kujdesit shëndetësor, ndërsa gjithashtu zvogëlon rreziqet për sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje të kancerit.