Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon se tashmë ky spital ka nisur punën.

“Spitali Memorial i Fierit ka hapur sot dyert për pacientët e parë, sipas sistemit të referimit, nëpërmjet 127. Shumë suksese ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, që çelën sot fazën e parë të shërbimeve për qytetarët”.