Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.