Sot është dita ndërkombëtare e nënës! Megjithëse një ditë nuk mjafton për të festuar atë…më të bukurën, dashurinë më të pastër nga të gjitha, nënën.

Po si ka lindur kjo ditë, si ka filluar kjo festë ndërkombëtare e dashurisë së madhe Gjithçka ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iniciuesja e kësaj dite është Anna Jarvis, e cila humbi nënën e saj në vitin 1905.

Tre vjet më pas, Jarvis ka organizuar një memorial në Kishën Metodiste të Shën Andrew në Grafton, West Virginia në nder të nënës së saj dhe të gjitha nënave në botë. 9 maj është bërë zyrtarisht dita ndërkombëtare e nënës, pasi ish-presidenti i SHBA Woodrow Wilson e shpalli atë në vitin 1914. Askush nuk e zëvendëson nënën, as dashurinë e saj dhe as sytë e pastër plot dritë, ndaj duhet të festoni për ato edhe me ato çdo ditë të jetës!