Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadorin e BE-së në vendit tonë Luigi Sorecën po organizojnë një takim me temë “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”.

Të pranishëm janë edhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë. Në fjalën e saj, Xhaçka u shpreh se ne nuk jemi BE, por jemi europiane. Xhaçka tha se Shqipëria falë ndryshimit kolosal është më pranë BE-së se kurrë.

‘Luigi Soreca nuk është vetëm ambasador, por mik i Shqipërisë. Nuk jemi në BE, por jemi europianë. Shqipëria, vendi më i transformuar që po ndërton Evropën brenda territorit të saj. Falë ndryshimit kolosal, jemi pranë ëndrrës europiane më pranë se kurrë. Gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE, përmbushëm cdo kusht.’- tha Xhaçka.