4.441 vaksinime anti-COVID janë kryer ditën e sotme, ndërsa në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit 770.084 qytetarë e kanë marrë vaksinën. Shifrat i bëri publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.