Ditën e sotme janë kryer 11.121 vaksinime.

Referuar shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë kryer 664.452 vaksinime në total, teksa objektivi i qeverisë është që të arrihet në 1 mln shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit.