Michel Platini nuk është kursyer ndaj presidentit aktual te UEFA-s, Aleksander Ceferin, për ccështjen e Super League, më të cilën francezi është përballur edhe vetë në të shkuarën. “Raporti im me Ceferin nuk ekziston.

Ai është një nga ata politikanë që kurrë nuk ka luajtur futboll dhe po jeton momentin e lavdisë. Nëse ish-futbollistë si unë rrinë me njerëz si ai, ata nuk ekzistojnë. Mendoj se ai e menaxhoi në mënyrën e gabuar krizën e Super League”.

“Të shohësh klubet më të mëdha të largohet, duke krijuar kompeticionin e tyre, është një rrezik i përsëritur me të cilin duhet të përballesh. Është më mirë t’i parandalosh, se sa t’i trajtosh drejtorët e klubeve si frikacake ose gjarpërinj, siç bëri Ceferin. Ai ishte qesharak”.

Unë duhej të përballesha me të njëjtin problem në fillim kur u bëra president UEFA. Takova presidentët për t’i bërë kompeticionet më të mira. biseduam për të mirat e futbollit, jo vetëm për biznesin e të drejtës televizive”.

“Pse dështoi Super League? Sepse drejtuesit komunikuan keq, mediat dhe tifozët ishin kundër, veçanërisht në Angli. Tifozët ishin të shkëlqyer, si zakonisht. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për trajnerët. Pep Guardiola ishte brilant”.

“Andrea Agnelli? Nuk jam i surprizuar nga sjella e Agnelli. Ai gjithmonë e ka orientuar Juventusin nga vlerësimi financiar. Nuk mund të mendosh vetëm për para, përndryshe do duhen vendosur reklama edhe te rrjetat e portave, edhe në sallat e gazetarëve.

Gianni Agnelli thoshte se futbolli u përket tifozëve dhe medias. Unë shtova se u përket dhe futbollistëve dhe më tha ky është mendimi yt. Gjithsesi ai i donte shumë futbollistët”, është shprehur ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini.