Ish zedhenesja e Berishes dhe ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka kritikuar qëndrimin e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, të cilët nuk kanë thënë asnjë fjalë sa I takon nismës së mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës.

Duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për vendin, Mëhilli theksoi se i vetmi që ka reaguar për këtë nismë është ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa shtoi se me heshtjen e tij Basha shton më shumë dyshimet tek qytetarët për marrëveshje me Ramën.

“Ai po mundohet të mbajë një premtim që ka bërë që gjatë fushatës elektorale.

Ajo që unë e shoh të paqartë është pozicioni që ka PD dhe zoti Basha për shkarkimin e zotit Meta.

Nuk e kam dëgjuar deri tani të artikulojë asnjë gjë deri tani lidhur me këtë. Kjo është një gjë e rëndësishme.

Kjo është hera e dytë që ngrihet një komision hetimor dhe menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe unë mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa kjo për një opozitë.

I vetmi që ka artikuluar për këtë është zoti Berisha, po nga zoti Basha nuk ka.

Kjo gjë i çon pastaj njerëzit të krijojnë përshtypjen sikur zoti Basha i thotë zotit Rama që hiqe ti se unë ka ca punë më të rëndësishme për të bërë dhe pastaj flasim.

Është çështje e rëndësishme dhe kjo tregon që PD nuk ka as orientim as strategji”, u shpreh Mëhilli.