Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend foli mbi shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, duke thënë se nuk është një “kapriço” e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por vendosjen e një personi, që do të jetë mbi palët. Sipas Ballës duhet një president që do të kontribuojë në çuarjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“SHBa do të vazhdojë partneritetin e ngushte me mazhorancën dhe me kryeministrin Edi Rama. Rezultati i zgjedhjeve është legjitim. Të mos harrojmë që muajt javët në vijim janë tepër të rëndësishme dhe që lidhen me suksesin e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. I kemi të tëra shanset që të fillojmë hapjen e kapitujve me qëllim që brenda këtij kapitulli të ri të kuvendit ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit të Shqipërisë me Be.

Lsi shkoi për skrap. LSI në fakt shkoi për skrap ashtu sikurse e shkroi vetë desitinin e vetë politik dhe sot nga foltorja edhe pse lkegjislatura e re mblidhet në shtator, dua ti themn Pd që rezultati i zgjedhjeve është ai që është në kuti që doli vnga ajo kuti dhe që çdo parti politike duhet ta lexojë edhe ne si PS duhet ta lexojmë sepse nuk kemi pasur në të gjithë territorin atë që kemi dëshiruar. Kemi marrë rerzultatin minimal, Në shumë pjesë kemi humbur një mandat për shumë pak vota. Do vazhdojmë të shikojmë mundësitë nëse brenda votave të pavlefshme të jetë numri i votave për të plotësuar një mandat.

Të dalësh përpara gazetarëve me deklarata që ua çon gazetarëve e të thuash snjoh zgjedhjet është akti i pandershëm. Unë vlerësoj se është në dinjitetin e këtij parlamenti i cili përmbyll mandatin në 9 shtator, unë tu them se në respekt të këtij dinjiteti institucional ne respektojmë një vullnet masiv të qytetarëve një vullnet më i madh te demokratët e zakonshëm.

Meta e ka përdhunuar institucionin në mënyrën më të turpshme. Gjendet çdo provë juridike për ta shkakruar. Kushdo që mendo nse shkakrimi i ti jka të bëjë me kapjen e presidencës e ka shumë gabim skemi asnjëlloj interesi. Ne duam që shqipëria të ketë një president mbi palët që të punojë çdo ditë në të gjithë forcat politike, sduam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetari shtabit të një partie. Në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien në kundërshtim me kushtetutën. Meta duhet hetuar për të identifikuar shkeljet”.

Teksa theksoi se thirrjet e Metës për dhunë nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Balla tha se duhet të mos vihet përpara përgjegjësisë vetëm ekzekutori por edhe urdhëruesit, duke iu referuar këtu PD të cilën e akuzoi se ka ngritur grupe kriminale.

“Thirrjet për dhunë të Metës ishin shkaku që çuan edhe në veprime kriminale nga një pjesë e opozitës. Unë jam dëshmitar si deputet i qarkut të Elbasanit të një sjelljesje kriminale të Pd që krijoi grupoe të armatosura që çuan deri në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Për mua vrasja e 21 prillit ka detyrim për tu zbardhur deri në detaj, jo vetëm te atentatori por edhe te urdhëruesi, i atij akti që trazoi zemrat e qytetarëve në Elbasan. Ngritja e një strukture të armatosur nga një parti politike është një akt i dënueshëm. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga këti ngjarje dhe grupe kriminale”, shtoi ai.