Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar ngjarjen më të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe familjen e tij. Ngjela u shpreh se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar, por që media i ishte hedhur në kokë.

Sipas tij, “tani filloi lufta anti-korrupsion”. “Kanë shkatërruar Shqipërinë në 30 vjet. Kjo mbase nuk i intereson SHBA, por i intereson popullit shqiptarë. Kjo ishte e njohur, por kur do fillonte. Edhe manovra ushtarake në Shqipëri, nuk është e rastësishme!

Ato janë faktet e arrestit, të “non grata”-s. Ka edhe diçka tjetër që ka pasur dhe një tendencë për destabilizim në Shqipëri, që kërkonin ta bënin këta. Ushtria nuk ka ardhur kot”, deklaroi Ngjela.