Sergio Ramos mund të bashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City. Kontrata e mbrojtësit me Real Madrid është në ditët e fundit dhe e ardhmja e tij është ende e paqartë.

ESPN bën me dije se kampionët e Anglisë kanë gati një kontratë për 2 vite për mbrojtësin, me opsionin për të kaluar më pas në SHBA te Neë York City, klub me të njëjtin pronar.

Transferimi te Manchester City do ishte një lëvizje mjaft cilësore për Ramos, që do siguronte një kontratë të pasur pas një sezoni të mbushur me dëmtime me madrilenët.