Presidenti Ilir Meta ‘theu’ sot heshtjen e tij për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta e ka cilësuar vendimin e shpallur nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken, ‘si një fletërrufe e porositur nga regjimi kleptokratik’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Pas këtij mesazhi në rrjetet sociale, në adresë të Metës kanë qenë dhjetëra mesazhe pro dhe kundër.

Nuk mund t’i mungonte as komenti epik i Sali Lushajt, një mbështetës dhe ithtar i PD-së, ku i shkruan se do ta mbështesë presidentin dhe Berishën.

“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT.

Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian”, shkruan Lushaj.

Kujtojmë se edhe djali i tij Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur si “Stresi”, në protesta për Klodian Rashën i bënte thirrje Ilir Metës që te vinte pranë tyre. ‘O Ilir Meta ku je’, ishin “thirrjet” e Stresit nga protesta për Presidentin.