Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Rinian Leka i ftuar në emisionin “Glamour Zone” rrëfeu për herë të parë se dy milionere amerikane i kanë ofruar shuma të çmendura për të bërë fëmijë me to.

Ester Bylyku: Cila ka qenë oferta më e çmendur që ke marrë nga një femër pas fame?

Rinian Leka: Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë