Rruga e Arbrit është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një video nga punimet që po zhvillohen për mbylljen e këtij aksi rrugor.

Rama ka publikuar një video nga tunelet që ndodhen në rrugën e Arbri, mes të cilëve duket Ura e Vashës, një nga urat më të larta në Shqipëri 157 metra.

“MIRËMËNGJES ?
dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Ndërkohë në inspektimin e fundit që kreu i qeverisë ka bërë në këtë rrugë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021, ka theksuar se se me përfundimin e Urë së Vashës dhe me ndihmën e bypassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Ndërkohë nëse ishte një projekt që pritej të bëhej realitet në verën e 2021, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një prononcim për mediat në prill të 2021 ka theksuar se afati përfundimtar për mbylljen e rrugës është fundviti i 2022.