Tërmeti tragjik i 26 nëntorit goditi fort fshatin e Thumanës, duke i marrë jetën shumë personave e duke shkatërruar shumë shtëpi. E ndërsa zija për viktimat vazhdon, vetë Thumana tashmë duket se po rilind.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga punimet që po bëhen për rindërtimin në Thumanë, ndërsa thotë se çdo ditë po merr formë qyteza “e bukur e Rilindjes”.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.