Pasagjerët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera do të mund të kryejnë testin PCR në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Kompania Tirana Airport Partners shpjegon hapat që duhet të ndërmerren nga pasagjerët për të bërë testin PCR COVID-19.

“Pasagjerët duhet të jenë në aeroport tri orë para fluturimit, ndërsa duhet të presin për rezultatet e testit 90 minuta. Testi COVID-19 PCR do t’ju dorëzohet pasagjerëve në anglisht dhe kosto e testit PCR është 35 euro. Qendra e testimit PCR është në shërbim 24-orësh”, bën të ditur TIA.

Testet bëhen direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në Qendrën e testimit që ndodhet jashtë zonës së mbërritjeve. Pasagjerët që kanë PCR nuk dërgohen në asnjë spital për procedurat, testet kryen në laboratorin e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.