PSG “mburret” dhe bën “publicitet” me Mbappé. Ekipi parizien ka publikuar këtë të premte uniformën e parë që do të veshë sezonin e ardhshëm, duke përdorur sulmuesin francez si protagonist. Edhe pa rinovuar (kontrata e tij skadon në qershor 2022), Leonardo dhe klubi ia kanë ngarkuar këtë “mision” privilegjues, në përpjekje “të çmendura” për ta bindur të qëndrojë në “Parce des Princes”.

Në të gjitha imazhet e shpërndara nga ekipi i kryeqytetit francez dhe në videon zyrtare, Mbappé shfaqet i veshur me fanellën e re. Është gjithashtu e habitshme që Neymar nuk është i pranishëm, edhe pse rinovoi javën e kaluar deri më 2025, në asnjë prej tyre. Sidoqoftë, duke ditur se kush i vesh parizienët, Air Jordan, domethënë “Nike”, është e kuptueshme se ai nuk mund të shfaqet pas braktisjes së markës amerikane.