PSG e di mirë se paratë për të blerë lojarë të tjerë të nivelit të artë janë e vështirë të gjenden në këtë periudhë krize dhe rinovimi me lojtarët aktualë është momentalisht zgjidhja më e mirë, megjithëse e detyruar.

Pas Angel Di Maria, Juan Bernat, Keylor Navas dhe Neymar, një tjetër yll është drejt rinovimit me PSG. L’Equip, e njëjta medie që njoftoi e para se Neymar ka pranuar të rinovojë, njofton se klubi ka gjetur akordin me Julian Draxler.

Mefushori, që deri para këtij lajmi dukej i larguar, ka pranuar të rinovojë dhe ka arritur marrëveshjen e re me PSG deri në vitin 2024, me pagë më të ulët se 7 milionë euro, sa ç’e kishte deri më tani.