Komisioni Hetimor është mbledhur për të diskutuar mbi shkarkimin e Presidentit Meta, ndërsa ky i fundit ka refuzuar sërish të marrë pjesë në seancë.

Anëtari i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Spartak Braho ka propozuar që të merret me dhunë Meta ashtu sic ndodhi dikur me Sali Berishën.

“Nuk dua t’i heq asnjë presje, të sillet dhe me forcë i gjejmë mjetet. Por është çështje vullneti, do të thotë që ai s’ka ndërmend të njohë këtë Kuvend, jo më të paraqitet. Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Mua më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara ku ky president, në pozitën e kryeministrit në atë kohë, e mori me dhunë mister debulesën. Ashtu siç Berisha e ka marrë këtë me dhunë në 94’ në ngjarjet e Poliçanit. Atëherë unë ngre pyetjen, pse s’vjen ky?

Ky veç të tjera akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë i parashikuar nga Neni, Kodi Penal. Kështu që duhet thirrur me dhunë, që nesër. Kështu që ta votojmë këtë nismë”, tha Braho.

Ndërsa Vasilika Hysi ka kërkuar që të mos i dërgohen më kërkesa Presidentit Ilir Meta që të marrë pjesë në seancat e Komisionit Hetimor sepse është ezauruar çdo gjë.

“Mos i dërgoni më kërkesa presidentit Ilir Meta. Kemi ezauruar çdo gjë”, tha Hysi.