DASHI: Dashuria mund të fillojë të jetë intrigante ose plot pasion. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj mund të shkaktojë dyshime të forta dhe pasiguri. Sigurisht që kjo situatë do të ndikojë kryesisht te çiftet që ndihen prej kohësh në vështirësi. Zemrat vetmitare do të jenë më të hapura për dashuri. Shmangni takimet me të martuarit ose me personat me karakter të vështirë.

DEMI: Në maj do të vazhdojnë lidhjet e nisura gjatë muajve të shkuar. Nëse doni të martoheni ose të bashkëjetoni, mundohuni të bindeni që edhe partneri është i të njëjtit mendim për këtë hap të rëndësishëm. Viti 2021 do të jetë i suksesshëm vetëm për çiftet që duhen vërtet.

BINJAKËT: Mund të lindë një emocion i rëndësishëm gjatë muajit maj, që do të lulëzojë njësoj si lulet e pranverës. Maji do të karakterizohet nga dëshira për projekte të rëndësishme. Muaj i favorshëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë.

GAFORRJA: Vera, për shembull, do të jetë një stinë shumë e rëndësishme për çështjet e zemrës. Në të vërtetë, është mirë të kapërceni ndjesinë e pakënaqësisë që ju ndjek prej disa kohësh, për të cilën nuk e ka fajin as partneri dhe as personi që ju intereson. Maji dhe qershori janë muaj më të lehtë për t’u përballuar, nëse keni ndër mend të bëni plane afatgjata me partnerin. Zemrat e vetmuara, ata që kanë pasur konflikte të mëdha, mund të jenë më të favorizuar, edhe pse para gushtit nuk do ta lëshojnë plotësisht veten.

LUANI: Ndjenjat do të rikthehen të zjarrta, ndaj duhet të jepni maksimumin. Nëse ju intereson dikush, është momenti i duhur për ta njohur. Takimet e reja do të jenë edhe më të lehta nga data 11. Nga data 20 duhet të prisni më tepër. Të premten, më datë 22, dhe të dielën, më datë 24, duhet të bëni një zgjedhje dashurie. Sigurisht që në këtë periudhë nuk është mirë të izoloheni. Kush ka nisur një histori në muajt e fundit, duhet ta vazhdojë pa u menduar gjatë.

VIRGJËRESHA: Kush nuk do ta gjejë dashurinë këto ditë, do të zhgënjehet, pasi ajo çka mund të prisni nga partneri mund të jetë diçka ndryshe. Mund të ndodhë ndonjë pendesë në dashuri. Fatmirësisht, është vetëm një periudhë kalimtare. Mundohuni t’u jepni kohë atyre që keni pranë, që të kenë mundësi t’ju tregojnë sa ju dashurojnë. Ju pëlqen të vendosni rregull në jetën e të tjerëve, keni përherë një sjellje edukatori, ndaj nuk jua marrin përherë parasysh sugjerimet. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje në çift.

PESHORJA: Edhe në dashuri do t’ju ecë më mirë. Marrëdhëniet e lindura gjatë muajve të fundit kanë avantazhet e veta. Nëse pas gjithë këtij mundi dhe lodhjeje, lidhja juaj ende reziston, do të thotë se është shumë e fortë. Nuk duhet të ushtroni shumë presion në fushën sentimentale, pasi me afrimin e fundit të vitit, situata do të përmirësohet. Do të çliroheni nga çdo problem. Ndaj nëse i jepni fund një lidhjeje tani, mund të pendoheni!

AKREPI: Do të jetë muaj rikuperimi edhe për sa i takon gjendjes sentimentale. Pjesa e dytë e majit jua shton dëshirën për të bërë dashuri, për të jetuar situata intriguese dhe më datë 25 do të keni një takim special, ose do të merrni një vendim që ka lidhje me familjen. Nuk është rastësi nëse po jetoni një lidhje në formën e miqësisë, pasi me gjasa sapo jeni ndarë dhe nuk doni të vuani si në të shkuarën. Prindërit e kësaj shenje janë shumë posesivë për fëmijët e tyre, por kujdes të mos e teproni. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale.Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim.

SHIGJETARI: Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet.

BRICJAPI: Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkëta. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishme, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishme. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtohet mundësia që pas një ndarjeje, të gjeni një dashuri të re.

UJORI: Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me binjakët dhe luanin mund të keni marrëdhënie intriguese. Për ujorin s’është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzakonshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativë të këndshme.

PESHQIT: Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e Peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësisht, tani s’kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç’do të bëjnë. Ka ardhur momenti të kapërceni mosmarrëveshjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimit. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.