Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka komentuar fitoren e marrë kundër Inter-it në kampionat.

“Për ne ishte shumë e rëndësishme të fitonim për të mbajtur gjallë shpresën, ishim të detyruar të fitonim për objektivin tonë dhe ia kemi dalë, pavarësisht vështirësove”, ka thënë Pirlo për Sky.

Ronaldo? “Për herë të parë ishte i lumtur të zëvendësohej, duhej të kishte vrapuar më kot për gjysmë ore në fundin e ndeshjes. Finalja e Kupës së Italisë? Nuk kam menduar për finalen, vetëm për Inter-in. Do të jetë e rëndësishme të rikuperojmë forcat”.