Ti mund të kesh një listë të gjatë me arsye pse s’mund të jesh me dikë, por sërish ndjesitë, kimia dhe magjia mes jush është aq e madhe sa pranon të lëndohesh me dëshirë. Pasi mbaron romanca, vjen pjesa më e vështirë: harrimi! Të gjithë kanë dikë emri i të cilit i kthen pas në kohë, i krijon qindra ndjesi nga më të çuditshmet dhe mbi të gjitha i kujton zemrën e thyer. Besojeni ose jo, edhe këtu ndikojnë yjet dhe shenja e tij/saj e horoskopit.

1. Për Dashin- Peshorja. Dashi pasionant dhe Peshorja romantike janë totalisht të kundërta, por kjo e bën të tërhiqen edhe më pas njëri-tjetrit. Mes tyre ka kimi dhe zor se mund të mbajnë duart larg njëri-tjetrit sa herë janë bashkë, por kur gjërat nuk shkojnë siç duhet Dashi zemërthyer e ka të pamundur ta fshijë nga kujtimet Peshoren.

2. Për Demin-Shigjetari. Këta nuk janë një kombinim i thjeshtë. Gjithsesi misteri dhe tensioni që i ndan është në të njëjtën kohë elementi që i bashkon. Edhe pse e dinë që nuk janë për njëri-tjetrin s’do të heqin dorë nga romanca derisa ta zbulojnë çfarë ka që s’shkojnë. Pastaj, Demi do të qajë për Shigjetarin e humbur.

3. Për Binjakët- Peshorja. Këta e kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Si dy nga shenjat më sociale të zodiakut, do të kalojnë periudha të lumtura bashkë dhe do të shihen me zili nga të tjerët për sharmin që përcjellin në çift. Ama ndarje me një Peshore s’është fare e lehtë për Binjakët e pavendosur.

4. Për Gaforren- Peshqit. Në fakt Gaforrja ka tendencën të mendojë për gjithë ish-të dashurit, si natyrë emocionale që është. Gjithsesi, njeriu që do t’i mungojë për shumë kohë nëse ndahet me siguri është i shenjës së Peshqve. Nëse mes tyre nuk funksionon, tek Gaforrja mbetet një boshllëk që do t’i shoqërojë për një kohë të gjatë.

5. Për Luanin- Ujori. Zakonisht Luani do më shumë kohë për ta marrë veten nga ndarja nëse është përfshirë me një tjetër shenjë zjarri, por Ujori bën përjashtim. Janë kaq të kundërt dhe mësojnë kaq shumë nga njëri-tjetri sa kur marrëdhënia nuk funksionon, për Luanin është një humbje e madhe. Do të ndihet i braktisur dhe do kohë që kjo ndjesi të zbehet.

6. Për Virgjëeshën- Ujori. Fillimisht ata do të shkojnë mirë. Do të stimulojnë njëri-tjetrin mendërisht dhe mund të flasin për orë të tëra pa u lodhur. Gati gati do të bëjnë lidhjen perfekte nëse diçka e papritur s’ndodh. Në këtë rast Virgjëresha do të ketë thuajse të pamundur të harrojë Ujorin e saj.

7. Për Peshoren-Demi. Të dy romantikë dhe fansa të jetës së mirë. Kur janë bashkë, lidhja është një arratisje nga realiteti, por nëse ndahen, për një Peshore është e vështirë të heq dorë nga Demi, aq më tepër kur kujtojnë ditët e para të lidhjes, kur gjithçka dukej si në filma.

8. Për Akrepin-Dashi. S’do të gjeni kombinim më seksi sesa një Dash dhe një Akrep. Janë ata që zihen çmendurisht për t’u pajtuar pas 5 minutash me po të njëjtin pasion. Do të bëjnë çdo gjë është e mundur që marrëdhënia të zgjasë, por nëse kjo s’ndodh Akrepit do t’i duhet të jetojë gjatë me kujtimin e Dashit.

9. Për Shigjetarin-Dashi. Janë të dy spontanë, të dhënë pas momentit dhe plot dëshirë për ta jetuar jetën plotësisht. Gjithsesi, edhe pse Shigjetarët e marrin veten shpejt nga ndarjet, s’është kështu nëse bëhet fjalë për një Dash. Kjo shenjë është kryesisht “pengu” i një Shigjetari.

10. Për Bricjapin- Peshorja. Kur Bricjapi të ndahet nga Peshorja për disa kohë do t’i mungojnë përjetimet e forta emocionale, energjia dhe natyra flirtuese e Peshores.

11. Për Ujorin-Ujori. Janë kaq unikë sa vetëm ata e kuptojnë njëri-tjetrin. Një minuta janë në sinkron të plotë, e ndërsa në tjetrën mund të zhduken pa dhënë asnjë arsye. Ky dinamizëm që i bashkon është po i njëjti që i ndan.

12. Për Peshqit- Virgjëresha. Virgjëresha praktike s’do të harrohet lehtë nga dikush i shenjës së Peshqve endërrimtarë. Kritikat e vazhdueshme të Virgjëreshës do t’i mërzisnin shumë Peshqit, por kjo s’jua bën më të shpejtë harrimin.