Është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Florida “Miss Universe”, pas më shumë se një viti mungesë për shkak të pandemisë. Kurorën e më të bukurës e rrëmbeu Andrea Meza, që përfaqësonte Meksikën.

Andrea ra në sy për bukurinë dhe zgjuarsinë.

“Sot, bukuria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtrat tanë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si e prezantojmë veten. Mos lejoni kurrë dikë që t’ju thotë se nuk vleni”, u shpreh Meza në raundin final të konkursit, kur u pyet si kanë ndryshuar standartet e bukurisë.

Andrea u pyet edhe sesi do ta përballonte ajo pandeminë e koronavirusit. “Nuk besoj se ka një mënyrë të saktë. Por besoj se do të vendosja karantinën përpara se virusi të përhapej sepse kemi humbur shumë jetë. Duhet të kujdesemi për njerëzit tanë”, tha ajo.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall Julia Gama përfaqësuese e Brazilit, ndërsa shoqëruese e dytë Janick Maceta përfaqësuese e Perusë.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Paula Mehmetukaj.