Nga Alfred Peza

Po ndodh ajo që nuk donim, por e prisnim. Elita politike dhe e mediave pranë PD, nuk i shqetëson fare gjetja e rrënjëve të krizës më të madhe ku janë zhytur pas 30 vjetësh, por janë futur në garë për ti fituar zemrën burimit të saj. Nuk janë në garë për ti fituar zemrën shqiptarëve, por për ti dhënë prova të reja besnikërie Sali Berishës. Nuk janë në garë për ti fituar zemrën demokratëve, por janë në garë si e si që tia lehtësojnë dhimbjet e pashërueshme të plagëve që sapo ka marë nga SHBA, “lideri i tyre historik”!

Nuk i shqetëson fare këto ditë as humbja në zgjedhjet e 25 prillit, as shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe e familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, as rihapja e dosjes së trag jedisë së Gërdecit, as rihapja e hetimeve për ma sak rën e 21 janarit në bulevard, as procesi për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament. Jo.

Kanë vetëm një hall. Kanë vetëm një shqetësim. Kanë vetëm një qëllim. Kanë vetëm një preokupim. Kanë vetëm një objektiv. Kanë vetëm një mision. I kanë caktuar vetes vetëm një pikë në horizont: Si ta qetësojnë Sali Berishën. Si ta mbrojnë atë nga vetja. Si tia bëjnë që ti duket rënia më e butë. Më e lehtë. Me më pak dhimbje.

Ndaj nuk meren fare as me gjetjet ulëritëse që ka listuar Sekretari Amerikan i Shtetit. As me fajësinë ose jo të tij, në çështjet më të rënda penale, të ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri. As duan të kujtojnë presionin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha veprimet e mosveprimet e tij, të hapura, publike e mediatike, për të mos lejuar hetimin e çështjeve ku është i implikuar vetë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Nuk duan që ta shohin fajësinë e Sali Berishës askund, jo se nuk i kanë sytë në ballë, por thjeshtë se nuk duan të shohin. Kanë 8 vjet që ulërasin: Hë, ju tani jeni në pushtet, pse nuk e hetoni? Pse nuk e gjykoni? Pse nuk e fajësoni? Pse nuk ja hapni dosjet që pretendoni?

E tani që drejtësia e re u ngrit dhe ka nisur që të hedhi hapat e parë drejt shk atër rimit të kulturës së mosndëshkueshmërisë, të cilën e ngritën në sistem Sali Berisha dhe Ilir Meta për 30 vjet me radhë, janë bërë bashkë për ti mbrojtur. Janë bërë të gjithë bashkë sërisht, duke u futur në garë se kush e kush të thotë çdo gjë, por vetëm emrin e tij kurrën e kurrës.

Lulzim Basha është në krye të garës, për ti dëshmuar “babait politik”, se do jetë me të deri në vd ek je. Edhe kundër armi qve të brendshëm, edhe armiqve të jashtëm. Edhe kundër SHBA, edhe kundër Bujar Nishanit. Edhe kundër Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe kundër Fatbardh Kadillit. Edhe kundër Washingtonit, edhe kundër Agron Shehajt. Edhe kundër Antony J. Blinken, edhe kundër Edith Harxhit.

Ilir Meta është rrotë më rrotë me Lulzim Bashën në këtë garë të re, jo më për të fituar lidershipin e opozitës, por për ti garantuar Sali Berishës se tërmeti i SHBA vërtëte i tundi malet në Shqipëri, por kurrësesi zemrat e tyre. Ndaj shkoi deri atje, sa ta garantone Doktorin, se akti i Amerikës ndaj tij dhe familjes ishte “i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër”!

Në këtë “valle vd ek je” politike, kanë hyrë e me sa duket janë të pafuqishëm për të dalë dot, edhe forumet drejtuese të PD. Edhe liderët e partive aleate me të. Edhe deputetët e rinj të “Opozitës së Bashkuar”. Edhe strukturat e tyre drejtuese nga qendra në bazë. Edhe propaganda opozitare. Edhe mediat tradicionale e ato të rejat online, pranë tyre. Edhe zhurmuesit e tyre në rrjetet sociale. Edhe ish bashkëpunëtorët historikë të pas 1990, që Sali Berisha ka patur gjatë qeverisjes së vendit.

E kur shohin ata poshtë, këtë garë atje lart në SHQUP, mund të pyesin: A duhet të jemi me SHBA, apo me Sali Berishën në këtë sfidë? A do jemi me të shkuarën, apo me të ardhmen e Shqipërisë? A jemi për drejtësi, apo për mbylimin e kr imeve të së shkuarës, në emër të fri kës për të ardhmen?

Këtë dilemë qytetërimi perendimor ka 250 vjet që e ka zgjidhur, ndaj edhe shqiptarët që duan aq shumë të jenë pjesë reale e Bashkimit Europian, e kuptojnë sesa të drejtë ka patur Lordi Mansfiled kur tha në sallën e gjyqit: “Le të bëhet drejtësia, edhe sikur qiejt të përmbysen”!