Emocione të forta u ndjenë në studio, teksa dyshja Ola dhe Murati vendosën të dalin çift nga emisioni.

Ola tregoi në studio se një ditë më parë kishte vizituar Muratin në ambjentet e tij të punës, pa e lajmëruar më herët. Aty kishte takuar ortaken e tij dhe hallën gjithashtu. Kjo gjë i ka krijuar asaj besim.

Ola: Ne jemi takuar dje dhe kemi takuar edhe hallën.
Murati: Besoj të jep pak siguri.
Ola: Si u ndjeve dje që erdha papritur te dyqani?
Murati: U habita dhe u kënaqa dhe u takove me hallën dhe ortakun tim.
Ola: Më shumë siguri më dha halla sesa ju të dy, edhe pjesa që fola vetë me ortaken me qetësoi.
Ola: Dje në darkë unë shkova te Murati, takova edhe ortaken e vet, më pas është bashkuar edhe halla e tij. Jam më e qetë.