Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” se nuk është e lehtë të shkëpusësh Berishën apo berishizmin nga PD.

Sipas tij liderët karizmatikë dhe dominantë nuk mund të kalojnë pa lënë hije nga pas.

“Lidera të tillë kaq karizmatikë dhe dominantë nuk mund të kalojnë pa lënë hije nga pas. Për mua berishizmi, njerëz që kanë punuar me ta janë aty. Edhe unë jam mbështetur prej tij. Nuk është e lehtë të shkëpusësh Berishën apo berishizmin nga PD. Nuk e di se si më sheh Berisha por për sa kam bashkëpunuar me të jam mirënjohës, por sa i përket mënyrës se si mendoj unë nuk më intereson shumë se çfarë mendon gjithkush”, tha Ristani.