Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lehtësimin e masave anti covid në vend, ku ndër të tjera ora policore është vendosur të shtyhet si fillim deri në orën 23:00 dhe më pas 00:00.

Rama thotë se kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, “të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës”.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!