Nga 14 qershori nisin fluturimet direkt drejt Riadit, kryeqyteti dhe qendra kryesore financiare e Arabisë Saudite. Tirana Airport Partners informoi sot se fluturimet direkt me Tiranën do të kryhen 3 herë në javë me kompaninë ajrore FlyNass.

Emri i qytetit rrjedh nga shumësi i arabishtes rawḍah, që do të thotë kopshte. Qyteti ndodhet në Minṭaqat Al-Riyāḍ, një nga 13 provincat e vendit dhe është i vendosur në pjesën qendrore të vendit dhe Gadishullit Arabik. Përgjatë muajit maj u shtuan edhe tre destinacione të reja për pasagjerët, Stokholmi dhe Malmo në Suedi dhe Amsterdami në Holandë.