Hugo Gatti, legjenda e Argjentinës, mendon se është koha që Zinedine Zidane t’i thotë lamtumirë Real Madridit.

Në fund të sezonit, ku Reali e mbylli pa asnjë trofe, Zidane tha se pas pak ditësh do të flasë me drejtuesit për të marrë një vendim përfundimtar, që në shikim të parë, duket se ai dëshiron të largohet nga klubi ku ka fituar pesë trofe të Champions League, tre si trajner, një si asistent i Carlo Ancelottit dhe një si futbollist.

Sido që të jetë, Hugo Gatti beson se është koha që Zizu të shkojë.

“Nëse Zidane është inteligjent, duhet të largohet nga Real Mdridi. Ai ka fituar me Reali, por nuk është më i miri”, deklaroi në ‘El Chiringuito’ Hugo Gatti. /