Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze shkruan në rrjetin social se dorëheqja e Berishës nga mandati i deputetit, pas shpalljes non grata në SHBA do të çojë në Kuvend, kandidaten Oriela Nebiaj.

“Ironi e fatit është se dorëheqja e Berishës, çon në Kuvend Ori Nebiaj.

Edhe ashtu i takonte, se mori më shumë vota se Berisha, vetëm duke buzëqeshur”, shkruan Baze.

Ori Nebiaj ishte e 18 në listën e PD në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit por PD arriti të marrë vetëm 15 deputetë.

Ajo nuk mori 5600 vota, me shume se Sali Berisha, por dhe të mjaftueshme për të thyer herësin, ndaj mbeti jashtë Kuvendit.

Ne vend te saj shkon Vangjel Dule me mbi 800 vota dhe Aldo Bumçi pak me shume se 2 mije vota!