Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për Report Tv ka folur për një medikament që po studiohet i cili mund të shërojë brenda 5 ditëve simptomat e COVID.

Medikamenti quhet EXO-CD24 dhe ai fillimisht është përdorur për trajtimin e kancerit. 29 persona të testuar, mjekja tha se janë shëruar.

“Përpjekjet tona nuk do mbeten vetëm te vaksinimi. Duhet të mendojmë për ato që e kalojnë covid keq. Për kategorinë e rasteve të rënda me covid po punohet për 1 mendikament që shëron brenda 5 ditëve simptomat e covid. EXO-CD24 është medikament i ri që ka filluar të studiohet në izrael fillimisht. Është te ato medikamente kudnër kancerit në toal. Janë aplikuar vetëm poër covid, kanë dhe modifikime, janë gjetur se kush do jetë më i përshtatshëm për covid. Te ai grup pacientësh që janë testuar kanë pasur sukses. Nga 50 që e kanë marrë 29 janë shëruar brenda 5 ditëve. Edhe ky është një lajm i mirë”, shtoi ajo.

Duke folur për vijimin e pandemisë mjekja se çdo vit qytetarët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen.

“Kjo pandemi na mësoi që duhet të jemi që në fillim vigjilentë që të mos i nënvlerësojmë rastet e para. Është e detyrueshme për të ardhmen që çdo vit qytetarët të vaksinohen sikundër vaksinohen edhe ndaj gripit. Pandemia i ka kaluar përmasat edhe të gripit. E detyruehsme për të ardhmen Çdo vit qytetarët ose pacientët mbi 60 vjeç me sëmundje shoqëruese duhet të vaksinohen sikundër vaksnohen edhe ndaj gripit”.