Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler vjen në një vizitë zyrtare në vendin tonë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo ka zhvilluar një konferencë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë konferencës për shtyp me ministren për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler ka deklaruar se anëtarësisimi i vendeve të ballkanit në BE duhet të përshpejtohet. Duke e falenderuar për ndihmën që ka dhënë Austria, Xhaçka tha se pandemia na mësoi se askush nuk mund ta kalojë vetëm këtë sfidë.

“Pandemia na mësoi se askush smund ta kalojë këtë sfidë i vetëm. Prandaj ka marrë përsipër koordinimin e shpërndarjes së vaksinave si një tjetër konfirmimim i angazhimit austriak në rajon. Vizita e ministers përkon edhe me një moment të rëndësishë m për ecurinë e integrimit. Austria e kupton mirë rajonin tonë e di dhe e kupton mirë se sa e madhe është nevoja për një qasje strategjike. Anëtarësisimi në Be duhet të përshpejtohet. Shqipëria dha rezultate të prekshme. Vitin e kaluar patëm një bashkëpunim mjaft të mirë në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE. Ky bashkëpunim është tipar kryesor i marrëdhënies tonë shumëpalëshe. Vlerësojmë”, tha Xhaçka.