Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, që publikoi sot strukturën e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar, ku bëhet me dije po ashtu se viti i ri shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.

Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në datat 9-30 qershor.

Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.

Ky vit shkollorë ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.