Dida, Cafu, Stam, Nesta, Maldini, Pirlo, Gattuso, Seedorf, Kakà, Shevchenko, Crespo. Një ekip, që për ta lexuar 16 vite më vonë, ende dridhet çdo kundërshtar dhe mbi të gjitha ngre një pyetje: si është e mundur që një seri lojtarësh kaq të fortë dhe me kaq përvojë, sa më 25 maj 2005, në Stamboll, të kishin edhe 3 gola avantazh në pjesën e parë dhe pastaj të përmbyseshin e të humbnin finalen e Champions-it? Një pyetje që nuk ka ende një përgjigje dhe ndoshta kurrë nuk do ta ketë. Milani kishte mbërritur në atë finale të Ligës së Kampionëve me fuqi të tepërt dhe epërsi të manifestuar që nga faza e grupit, ku la në vendin e dytë Barcelonën. Pastaj “asfaltoi” Manchester United, Inter, PSV dhe në finale shkoi ballë për ballë me Liverpool.

Skuadra e Carlo Ancelotti shkoi në Stamboll me petkun e favoritit dhe pas vetëm një minute loje e pa veten në epërsi, me golin e papritur të simbolit dhe kapitenit Paolo Maldini. Gjithçka sugjeronte se loja ishte një e tatëpjetë për “Djallin”, që nga ai moment. Bindja merr formë edhe më shumë kur Hernan Crespo lëshohet: së pari në minutën e 38-të dhe më pas në fund të pjesës së parë, për të realizuar dopietën personale. Liverpool në “tapet” dhe Milani me tre gola përpara, kur kishte mbetur të luhej pjesa e dytë. Çfarë mund të shkonte aq keq për ekipin e Milanit në 45 minutat e dyta?

Dietmar Hamann, mesfushori i atij Liverpool, do të rrëfente vite më vonë emocionin që ndjeu teksa e ndoqi pjesën e parë nga pankina: “Goli i pare u shënua pas një minute. Unë mendova: Është më mirë të pësosh në minutën e parë sesa në të 89-tën. Tani ka ende shumë kohë. Pak pas gjysmë ore, ata shënuan për 2- 0. Milani shkoi 3-0 me një pasim të shkëlqyeshëm të Kaká, kapitalizuar me mjeshtëri nga Crespo. Një gol i bukur. Në atë gol të tretë ata treguan të gjithë klasin e tyre. Ishte bukur për ta parë dhe madje mendova: Uau, nëse na rrahin ata nuk kritikohemi shumë, megjithatë durim”. Por loja do të zhvillohet në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Milani është qetësuar, i sigurt për rezultatin dhe fitoren finale. Nga ana tjetër, diçka po lëviz brenda dhomës së zhveshjes së Liverpool, në mendjet e lojtarëve të Rafa Benitez.

“Ne ishim në shok psikologjik. Le të shkojmë në dhomën e zhveshjes. Disa ishin të zemëruar, të tjerët të trishtuar. Zëvendësi i Rafael Benítez, Alex Miller na thotë: Harrojeni pjesën e parë. Së pari duhet të shënoni një gol sa më shpejt të jetë e mundur, pastaj i dyti dhe kundërshtari do të hyjë në panik. Besoni dhe te goli i tretë, sepse ju jeni anglezë, ju jeni Liverpool, gjithmonë luani deri në fund. Ne bëmë një rreth dhe Steven Gerrard na tha: Dëgjoni djema. Tifozët dhe stafi teknik ende besojnë te ne. Duhet t’u japim atyre diçka në këmbim. Ne nuk planifikonim të shënonim tre gola, por donim të tregonim kush ishim. Donim të shënonim të paktën një gol për tifozët tanë”.

Këto janë fjalët e Jerzy Dudek, heroit të asaj mbrëmjeje për Liverpool-in, i cili shihej si humbës pa shpresë në gjysmën e ndeshjes. Kuqezinjtë, siç u përmend, hyjnë në fushë me një frymë tjetër, duken shumë më pak të zemëruar se në fraksionin e parë.
Për Liverpoolin, gjashtë minuta janë të mjaftueshme për të kompensuar plotësisht disavantazhin, gjashtë minuta që hynë në histori, nga 54′ në 60′, gjashtë minuta që kujtohen ende nga tifozët e Interit për të bërë shaka me rivalët e tyre të Milanit. Gerrard, Šmicer dhe Xabi Alonso nënshkruajnë tre golat që e rikthejnë ndeshjen në barazim.