Duke pirë kafe me Kryemadhin, edhe Meta uron Pashkët: Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja. President Ilir Meta, ndërsa ka publikuar një foto me bashkëshorten Monika Kryemadhi, teksa po pinë kafe, ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve.

“Gëzuar Pashkën! Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”, shkruan Meta bashkangjitur fotos së publikuar.